Dugolli viziton Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit
BKT
Lajme

Dugolli viziton Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit

B.H./RTKlive

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka vizituar sot Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK), ku është pritur nga koordinatori i kësaj qendre, Samir Krasniqi.

Gjatë vizitës, Dugolli është njoftuar nga afër me punën e përditshme të QKMK-së, funksionet e saj në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit, si dhe bashkëpunimin ndërmjet tri agjencive shtetërore përgjegjëse për sigurinë kufitare.

Sipas njoftimit të MPB-së, në takim është vlerësuar progresi i vazhdueshëm i kësaj qendre, i mundësuar nga investimet e Qeverisë së Kosovës dhe mbështetja e donatorëve ndërkombëtarë, veçanërisht e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto investime, sipas MPB-së, kanë ndikuar në forcimin e kapaciteteve për luftimin e krimit, me theks të veçantë në parandalimin e krimit ndërkufitar.

Tutje thuhet se zëvendësministri Dugolli ka përgëzuar punën e QKMK-së dhe ka riafirmuar përkushtimin e tij për mbështetjen e kërkesave që synojnë modernizimin e mëtejshëm të kësaj qendre dhe rritjen e efikasitetit në menaxhimin e kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme