15:14 / 27.07.2026
Pas Konjufcës, Haddad pritet edhe nga Kurti
Medina Pasoma / RTKlive
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur ministri francez për Evropë, Benjamin Haddad.
Pritja e Kurtit vjen pas ceremonisë së nënshkrimit të katër marrëveshje dhe një letre qëllimi ndërmjet ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcës dhe ministrit francez, Haddad.
Në konferencën e përbashkët për media me Konjufcën, ministri francez premtoi se do të punojnë që Kosova të integrohet sa më shpejt në BE.























