07:39 / 28.07.2026
Në Shqipëri moti i kthjellët me vranësira të pakta
atsh
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se Shqipëria ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime ndërsa vranësirat të pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.
Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje në orët e mesditës.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 14m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.























