Maqedonci: Hysen Gegaj ishte veprimtar i palëkundur i Kosovës
BKT
Lajme

Maqedonci: Hysen Gegaj ishte veprimtar i palëkundur i Kosovës

A.B|RTKLive

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Hysen Gegaj shte një veprimtar i palëkundur i çështjes së Kosovës.

"Sot, në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të Hysen Gegajt, së bashku me bashkëluftëtarë, familjarë, bashkëveprimtarë, të burgosur politikë dhe miq, kujtuam jetën dhe veprën e tij, si dhe rrugëtimin e tij të gjatë në shërbim të çështjes kombëtare. Baca Hysen ishte një veprimtar i palëkundur i çështjes së Kosovës, i cili me përkushtim, guxim dhe sakrificë dha kontributin e tij në rrugën e lirisë. Përkushtimi i tij ndaj atdheut, qëndresa dhe bashkëpunimi me breza të veprimtarëve e luftëtarëve mbeten pjesë e kujtesës sonë të përbashkët dhe e historisë së përpjekjes sonë për liri. Njerëzit që jetën e tyre ia kushtuan lirisë nuk ndahen kurrë plotësisht nga ne. Vepra e tyre jeton në kujtesën e familjeve, bashkëluftëtarëve dhe brezave që gëzojnë sot lirinë. Lavdi jetës dhe veprës së Hysen Gegajt!", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme