Alonso: Mudryk duhet të ndihet pjesë e ekipit
F.B/RTKLive
Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, ka mirëpritur rikthimin e Mykhailo Mudryk në futboll, pasi sulmuesi ukrainas është lejuar të rikthehet në fushë pas përfundimit të procedurave disiplinore për testin pozitiv antidoping.
Mudryk, i cili nuk ka luajtur për Chelsea që nga nëntori i vitit 2024, mori dritën jeshile për t'u rikthyer në aktivitet dhe pritet t'i bashkohet skuadrës gjatë fazës përgatitore para sezonit të ri.
Pas humbjes së Chelsea-t 2:1 ndaj Tottenhamit në miqësoren e zhvilluar në Sydney, Alonso u shpreh i kënaqur me lajmin për rikthimin e futbollistit.
“Jam shumë i lumtur për të. Për mua gjithashtu, por mbi të gjitha për të, sepse ka kaluar një periudhë shumë të vështirë. Duam që ai të ndihet pjesë e ekipit, pasi ka stërvitur i vetëm për një kohë të gjatë”, u shpreh Alonso.
Trajneri spanjoll theksoi se klubi do të vlerësojë gjendjen e Mudryk pas një periudhe të gjatë pa ndeshje zyrtare.
“Duhet të shohim situatën e tij, sepse nuk ka luajtur për një kohë të gjatë. Sinqerisht, nuk e prisnim këtë lajm të mirë”, shtoi Alonso.
Edhe trajneri i Tottenhamit, Roberto De Zerbi, i cili e kishte drejtuar Mudryk te Shakhtar Donetsk para transferimit të tij te Chelsea, e përshëndeti rikthimin e ukrainasit.
“Ai është një djalë i mrekullueshëm dhe një lojtar i madh. Shpresoj që këtë sezon të mund ta tregojë këtë pas gjithë vuajtjeve që ka kaluar gjatë dy viteve të fundit”, tha De Zerbi.
Mudryk u transferua te Chelsea në janar të vitit 2023 nga Shakhtari i Donetskut për një shumë të konsiderueshme, por nuk ka arritur ende të shfaqë potencialin e pritur në klubin londinez.























