Rama: Punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë po ecin me ritme të larta
BKT
Shqipëri

Rama: Punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë po ecin me ritme të larta

N.M. /RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se punimet në aksin rrugor Elbasan–Qafë Thanë po vijojnë me ritme të larta, duke e cilësuar këtë projekt si një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë pamje nga ecuria e punimeve, duke theksuar se përfundimi i këtij aksi po afrohet çdo ditë.

Ai ka theksuar se ky projekt do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë rrugore si dhe në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonave që lidhen përmes kësaj rruge.

“Punimet në rrugën Elbasan–Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta, duke sjellë çdo ditë më pranë përfundimin e një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore në vend”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, ndërtimi i kësaj rruge është pjesë e vizionit për një infrastrukturë moderne dhe funksionale, në kuadër të objektivave për Shqipërinë 2030.

 


MË SHUME NGA Shqipëri