Mot në Shqipëri, i kthjellët dhe i nxehtë, temperatura deri në 37°C
BKT
Shqipëri

Mot në Shqipëri, i kthjellët dhe i nxehtë, temperatura deri në 37°C

ATSH

Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti sot parashikohet me kthjellime, ndërsa vranësirat do të jenë fare të pakta, kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve të larta malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimor dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

 

 


MË SHUME NGA Shqipëri