Rodri drejt kthimit në Madrid, zbulohet kërkesa e Cityt
BKT
Sport

Rodri drejt kthimit në Madrid, zbulohet kërkesa e Cityt

F.B/RTKLive

Manchester City ka vendosur një çmim prej 75 milionë eurosh për mesfushorin spanjoll Rodri, i cili është objektiv i madh i Real Madridit këtë verë.

Sipas gazetarit të “Sky Sport”, Patrick Berger, negociatat mes dy klubeve janë intensifikuar, ndërsa 30-vjeçari nuk ka pranuar deri tani ofertat e klubit anglez për rinovimin e kontratës.

Rodri ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2027, por dëshira e tij për t'u rikthyer në qytetin e lindjes dhe për të veshur fanellën e Real Madridit ka ndikuar në situatën e krijuar.

Real Madridi raportohet se është gati të ofrojë fillimisht rreth 50 milionë euro, ndërsa presidenti Florentino Pérez synon ta mbyllë diferencën përmes bonuseve të lidhura me paraqitjet dhe sukseset e lojtarit.

Të gjitha palët janë optimiste se mund të gjendet një zgjidhje financiare, e cila do t’i hapte rrugën transferimit të Rodrit në “Santiago Bernabeu”, ku ai mund të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2030.

Rodri, fitues i Kupës së Botës dhe një nga mesfushorët më të vlerësuar në botë, shihet nga Real Madridi si një përforcim i rëndësishëm për të ardhmen e repartit të mesfushës.