Deklarata skandaloze e Ivica Daçiqit më 2020
A.B/RTKLive
Në një paraqitje publike në vitin 2020, Daçiq kishte sulmuar serbët që bashkëpunonin në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur shqiptarë, duke deklaruar:
“Lërini ju amerikanët, gjermanët, turqit dhe të gjithë të tjerët. Çfarë të bëjmë ne me serbët? Me ata që u tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve, flasin lloj-lloj marrëzish dhe u tregojnë se ku janë varrosur shqiptarët nëpër Serbi", kishte thënë ai në në televizon në Serbi.
Deklarata po rikthehet në fokus në kohën kur autoritetet në Kosovë kanë bërë të ditur se në lokacionet e Zubin Potokut, Kalludrës dhe Jabukës janë identifikuar varreza masive, në kuadër të përpjekjeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.
Daçiq me këto fjalë sulmoi ata që ndihmojnë në zbulimin e vendeve ku janë fshehur trupat e viktimave shqiptare, ndërsa zbulimet e fundit kanë rikthyer debatin mbi përgjegjësinë e institucioneve serbe për fshehjen e varrezave masive dhe nevojën për bashkëpunim në zbardhjen e së vërtetës.























