E ardhmja e Viniciusit në pikëpyetje, reagon agjencia e tij
BKT
Sport

E ardhmja e Viniciusit në pikëpyetje, reagon agjencia e tij

F.B/RTKLive

Agjencia që përfaqëson Vinicius Junior ka reaguar ashpër ndaj raportimeve të fundit për të ardhmen e sulmuesit brazilian te Real Madridi, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe joprofesionale.

Roc Nation Sports International publikoi një deklaratë zyrtare mes spekulimeve në rritje për të ardhmen e 26-vjeçarit në "Santiago Bernabeu". Agjencia shprehu pakënaqësi për raportimet mediatike që, sipas saj, po dëmtojnë imazhin e lojtarit pa pasur bazë faktike.

Reagimi vjen në një kohë kur negociatat për rinovimin e kontratës së Viniciusit me Real Madridin thuhet se po hasin vështirësi. Kontrata aktuale e brazilianit po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa ende nuk është arritur një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Pikërisht kjo situatë ka nxitur zërat për një largim të mundshëm nga gjiganti spanjoll. Sipas raportimeve, Arsenali po e ndjek me vëmendje zhvillimin e situatës dhe është i gatshëm të bëjë përpjekje serioze për transferimin e tij.

Mediat angleze raportojnë se klubi londinez mund të rishikojë strukturën e pagave, si dhe të shfrytëzojë të drejtat e imazhit për ta bërë më tërheqëse ofertën për një nga futbollistët më të mirë në botë.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se Vinicius Junior ka vendosur të largohet nga Real Madridi, ndërsa e ardhmja e tij pritet të mbetet një nga temat kryesore të afatit kalimtar të kësaj verë.