Vapa pushton Shqipërinë, temperaturat arrijnë deri në 37°C
BKT
Shqipëri

Vapa pushton Shqipërinë, temperaturat arrijnë deri në 37°C

RTKLive

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë ditës. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kthjelltësia do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të pakta kalimtare mund të shfaqen në zonat malore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Temperaturat do të mbeten në nivele të larta për stinën, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius në disa qytete. Temperaturat më të larta parashikohen në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa zonat malore do të kenë vlera më të moderuara.

Sipas të dhënave meteorologjike, temperaturat në qytetet kryesore pritet të variojnë nga 16°C deri në 37°C. Në bregdet, moti do të jetë i favorshëm për pushuesit, me temperatura që do të arrijnë deri në 35°C në Durrës dhe rreth 33°C në Vlorë e Sarandë.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të ketë forcim deri në 8 m/s. Deti do të paraqitet me valëzim të dobët, në forcën 1-2 ballë.

Autoritetet meteorologjike këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes gjatë orëve me temperaturat më të larta, veçanërisht në zonat urbane dhe gjatë ekspozimit të zgjatur në diell.


MË SHUME NGA Shqipëri