Kryeprokurori i Shtetit: Zbulimi i varrezave masive, hap drejt drejtësisë
BKT
Lajme

Kryeprokurori i Shtetit: Zbulimi i varrezave masive, hap drejt drejtësisë

E.Hoti/RTKlive

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka vlerësuar lart punën profesionale, përkushtimin dhe angazhimin e të gjitha institucioneve ligjzbatuese të Republikës së Kosovës, të cilat janë të përfshira në rastin e zbulimit të varrezave masive në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur mbetje mortore dhe dyshohet se ka trupa tjerë të viktimave që i përkasin luftës së fundit në Kosovë.

 Përmes një deklarate, Gashi ka theksuar se zbulimi i këtyre varrezave masive është një përpjekje dhe angazhim shtetëror për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë.

”Mbi të gjitha, ndriçimi i këtyre rasteve përbën një detyrim institucional dhe ligjor ndaj viktimave dhe familjeve të tyre që prej vitesh presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre”, thuhet në deklaratë.

Kryeprokurori i Shtetit ka vlerësuar gjithashtu praninë dhe kontributin e institucioneve dhe qytetarëve në vendin ku janë gjetur mbetjet mortore, duke theksuar se bashkëpunimi i të gjithëve mbetet thelbësor për zbardhjen e rasteve dhe identifikimin e personave përgjegjës për këto krime, në mënyrë që ata të përballen me drejtësinë.


MË SHUME NGA Lajme