Shqipëria përballet me 14 vatra zjarri, 7 ende aktive
BKT
Shqipëri

Shqipëria përballet me 14 vatra zjarri, 7 ende aktive

rtsh

Gjatë 10 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë, nga të cilat 7 mbeten ende aktive.

Përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura, në operacionet e izolimit dhe shuarjes janë angazhuar 29 automjete zjarrfikëse, 246 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, një helikopter dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Ndërkaq, vijon puna intensive për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e forcave të MZSH-së, ADZM-së, 50 efektivëve të Forcave të Armatosura dhe një helikopteri të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse nga disa bashki, 35 forca bashkiake, 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe avioni “Air Tractor”, ndërsa vijon puna në vatrat e Shqiponjës, Malit të Dardhës dhe fshatit Mjekës. Zjarret në Shqiponjë dhe Mjekës janë nën kontroll. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

“Situata më problematike paraqitet në fshatrat Riban dhe Ngraçan, Bashkia Mallakastër, ku zjarri ka marrë përmasa dhe vijon puna për të penguar përhapjen drejt zonave të banuara. Në operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse nga disa bashki, 35 forca bashkiake, 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe avioni ‘Air Tractor’. Në qarkun e Elbasanit vijon puna në vatrat e Shqiponjës, Malit të Dardhës dhe fshatit Mjekës. Zjarret në Shqiponjë dhe Mjekës janë nën kontroll, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në zonën malore ndërmjet Stegopullit dhe Selckës, në bashkitë Libohovë dhe Dropull, zjarri ka kaluar në majën e malit dhe ka rritur intensitetin brenda një zone të mbrojtur. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Penkovë, Bashkia Selenicë, zjarri është shuar plotësisht, pasi preku rreth 2 hektarë pyll me pisha dhe 40 automjete të braktisura. Në Gumenicë vijon puna për shuarjen e një vatre me shkurre, ndërsa në Vërzhezhë, Bashkia Skrapar, situata është vendosur nën kontroll”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Vatër e madhe zjarri aktivizohet në Malin e Gjerë

Në orët e mbrëmjes, një vatër zjarri me përmasa të mëdha është aktivizuar në shpatin e Malit të Gjerë, mbi zonën e Levenishtit, në vendin e quajtur Milava.

Njoftimi zyrtar është marrë nga Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) në Gjirokastër, rreth orës 21:30, duke vënë në gatishmëri strukturat vendore të emergjencave.

Për shkak të bimësisë së dendur dhe relievit të thyer malor, vatrat e zjarrit po favorizohen duke krijuar rrezik të lartë për përhapjen e mëtejshme të flakëve në sipërfaqe të tjera pyjore.

 


MË SHUME NGA Shqipëri