Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, temperaturat mbeten të larta
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, temperaturat mbeten të larta

rtsh

Ditën e sotme Shqipëria parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se gjatë ditës vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe mot i nxehtë.

Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa nga mesdita deri në orët e pasdites priten vranësira të pakta kalimtare në zonat malore.

Era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, ajo do të arrijë deri në 8 m/s, ndërsa në det valëzimi do të jetë i dobët, me forcë 1 ballë.

Temperaturat maksimale do të luhaten nga 33°C deri në 38°C. Vlerat më të larta priten në Shkodër dhe Gjirokastër me 38°C, ndërsa Tirana do të shënojë 36°C, Durrësi dhe Vlora 33°C, Korça 33°C dhe Kukësi 35°C.

 

Meteorologët këshillojnë qytetarët të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje për t'u mbrojtur nga temperaturat e larta.


MË SHUME NGA Shqipëri