Gentrit Hetemaj zyrtarisht pjesë e Llapit
Sh.Ç/RTKlive
Llapi ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit kosovar Gentrit Hetemaj, duke e afruar atë si një nga investimet e klubit për të ardhmen. Futbollisti 19-vjeçar ka nënshkruar kontratë me skuadrën nga Podujeva deri në verën e vitit 2029
Hetemaj vjen me një eksperiencë të fituar në akademitë prestigjioze gjermane të Hoffenheimit dhe Darmstadtit, ku ka zhvilluar hapat e parë të karrierës së tij futbollistike. Talenti i tij është vlerësuar edhe në nivel ndërkombëtar, pasi ka qenë pjesë e përfaqësueseve të Kosovës në kategoritë U15, U17 dhe U19, ndërsa së fundmi ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja U21.
Transferimi i mbrojtësit është realizuar në bashkëpunim me agjencinë “KA-Sport Management”. Me ardhjen në radhët e Llapit, Hetemaj synon të vazhdojë zhvillimin e tij profesional dhe të japë
Llapi e sheh afrimin e 19-vjeçarit si një lëvizje strategjike për forcimin e repartit defensiv dhe ndërtimin e një skuadre konkurruese për sezonet e ardhshme.























