Vala e të nxehtit në Shqipëri, temperaturat deri në 41°C
BKT
Shqipëri

Vala e të nxehtit në Shqipëri, temperaturat deri në 41°C

atsh

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se Shqipëria gjatë ditës së shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare priten përgjatë relieveve malore, kryesisht në veri dhe lindje. Në këto zona, gjatë mesditës dhe pasdites, nuk përjashtohen reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga verilindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 16 m/s. Në dete pritet valëzim i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 41°C.

Temperatura më e ulët, 16°C, parashikohet në Kukës, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa temperatura më e lartë, 41°C, pritet në Shkodër.


MË SHUME NGA Shqipëri