Protesta e 70-të në Tiranë përfundon me marshim: “Nesër më shumë”
BKT
Shqipëri

Protesta e 70-të në Tiranë përfundon me marshim: “Nesër më shumë”

B. H. | RTKlive

Protesta e 70-të kundër qeverisë dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka përfunduar të shtunën në mbrëmje me një marshim të qytetarëve në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës.

Pas tubimit të zhvilluar para Kryeministrisë dhe përfundimit të fjalimeve, protestuesit u zhvendosën në Bulevard dhe në akse të tjera të kryeqytetit, duke vijuar me thirrjet kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Marshimi u zhvillua në grup, ndërsa në përfundim të protestës protestuesit përsëritën mesazhin se qëndresa e tyre do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Me thirrjen “Nesër më shumë!”, protestuesit paralajmëruan se do të rikthehen sërish në rrugët e Tiranës, duke e vazhduar ciklin e protestave të përditshme.

Protesta e sotme shënoi ditën e 70-të të tubimeve kundër qeverisë Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri