‘Fabrika’ Leipzig, gati 1 miliard euro nga shitjet e yjeve
BKT
Sport

‘Fabrika’ Leipzig, gati 1 miliard euro nga shitjet e yjeve

F.Bytyqi/RTKLive

RB Leipzig po dëshmon prej vitesh se është një prej klubeve më të suksesshme në Evropë sa i përket zbulimit, zhvillimit dhe shitjes së talenteve të rinj.

Transferimi i Yan Diomandes te Real Madridi për 125 milionë euro ka vendosur një rekord të ri për klubin gjerman dhe njëkohësisht ka çuar në rreth 1 miliard euro të ardhurat e Leipzigut nga shitjet e futbollistëve që nga sezoni 2020/21.

Në total, klubi ka arkëtuar 953.42 milionë euro nga transferimet gjatë kësaj periudhe, ndërsa në blerjen e lojtarëve ka shpenzuar rreth 769.87 milionë euro.

Këto shifra e konfirmojnë modelin e Leipzigut: investime në futbollistë të rinj, zhvillimi i tyre dhe më pas shitja për shuma të konsiderueshme te klubet më të mëdha evropiane.

Nga Josko Gvardiol e deri te Benjamin Sesko, Dominik Szoboszlai, Dani Olmo dhe Christopher Nkunku, lista e transferimeve të mëdha është e gjatë.

10 shitjet më të shtrenjta të Leipzigut:

Yan Diomande – 125 milionë euro, te Real Madridi

Josko Gvardiol – 90 milionë euro

Benjamin Sesko – 76.5 milionë euro

Dominik Szoboszlai – 70 milionë euro

Xavi Simons – 65 milionë euro

Christopher Nkunku – 65 milionë euro

Dani Olmo – 61 milionë euro

Naby Keita – 60 milionë euro

Timo Werner – 53 milionë euro

Loïs Openda – 42.75 milionë euro

Me këtë model biznesi, Leipzig është shndërruar në një prej “fabrikave” më të mëdha të talenteve në futbollin evropian, duke arritur të gjenerojë të ardhura të jashtëzakonshme nga lojtarët që më parë i kishte zhvilluar në klub.