19:34 / 10.08.2026
Refuzohet kërkesa për rishikimin e vendimit në lidhje me udhëtimin e Shalës
Emine Hoti/RTKlive
Kryetarja e Speciales Ekaterina Trendafilova refuzoi kërkesën e Haxhi Shalës për rishikimin e vendimit të saj të mëhershëm në të cilin atij iu refuzua leja për një udhëtim në Shqipëri për një pushim të shkurtër gjatë kohës së kryerjes së pjesës së mbetur të dënimit me kushte të vendosura për lirimin e tij në Kosovë.
"Kryetarja konstatoi se Shala nuk kishte treguar rrethana të posaҫme që do të përligjnin rishikim ose një gabim të qartë ligjor apo arsyetim të gabuar. Ajo përsëriti se pushimi nuk përbën arsye mjaftueshmërisht bindëse që ai të largohet nga Kosova gjatë kryerjes së dënimit dhe i kujtoi Shalës që të respektojë të gjitha kushtet e lirimit", njofton Specialja.























