Vepra kundër administrimit të drejtësisë,vazhdohet paraburgimi për Hashim Thaçin
K. K. / RTKlive
Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit në rastin për vepra kundër administrimit të drejtësisë.
Vendimi është marrë më 30 shtator 2026, në kuadër të rishikimit të fundit të masës së paraburgimit.
Sipas vendimit, gjykatësi ka konstatuar se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejë vepra të tjera penale.
Gjykatësi ka marrë parasysh edhe shpalljen fajtor dhe dënimin e Thaçit në çështjen gjyqësore KSC-BC-2020-06, por ka vlerësuar se këto zhvillime nuk e ndryshojnë nevojën për rishikime periodike të paraburgimit në çështjen aktuale.
Në vendim theksohet se vlerësimi i paraburgimit, në parim, bëhet duke u bazuar në faktorët që lidhen me vetë çështjen gjyqësore.























