Administrimi I drejtësisë, caktohet rendi i ditës për deklaratat përmbyllëse
BKT
Gjykata Speciale

Administrimi I drejtësisë, caktohet rendi i ditës për deklaratat përmbyllëse

A.B|RTKlive

Sot Gjykatësi i Vetëm i ngarkuar me Gjykimin e Çështjes (administrimi I drejtësisë) lëshoi urdhrin në të cilin paraqet rendin e ditës për deklaratat përmbyllëse në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët në lidhje me akuzat kundër administrimit të drejtësisë, që ishin planifikuar më herët të mbaheshin më 10, 11 dhe 14 shtator.

Në urdhër i jepen  tri orë ZPS-së dhe nga 45 minuta deri në dy orë ekipeve të Mbrojtjes për fjalën e tyre përmbyllëse. Seancat do të fillojnë në orën 09:30 dhe mund të vazhdojnë deri në orën 17:15.

Sipas Aktakuzës së konfirmuar, së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarë të ZPS-së, udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së dhe hollësi se si duhej ta bënin këtë.

Në aktakuzë më tej pretendohet se Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me Smakajn, me Fazliun dhe me Kilajn, dhe persona të tjerë kundër të cilëve nuk janë ngritur akuza, si dhe me Kuçin, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së në kontekstin e gjykimit aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale