14:05 / 11.08.2026
Të enjten Drita-Tre Fiori, drejtpërdrejt në RTK
F.Bytyqi/RTKLive
Kampioni i Kosovës, Drita, të enjten mbrëma do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës nga San Marino, Tre Fiori, në kuadër të garës për kualifikim në Ligën e Konferencës.
Gjilanasit dhe Tre Fiori do të përballen në ‘Fadil Vokrri’, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Drita ka një avantazh të madh pas ndeshjes së parë, të cilën e fituan me rezultat 4:1 në udhëtim. Me këtë epërsi, Drita është në pozicion të favorshëm për të siguruar kalimin në ‘play-off-in e Ligës së Konferencës.
Gjilanasit synojnë ta menaxhojë epërsinë e krijuar në ndeshjen e parë dhe të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër të kësaj ligë evropiane, e treta për nga rëndësia në Evropë.
Ndeshja Drita-Tre Fiori nis në orën 20:00.























