Nis aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore
BKT
Lajme

Nis aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore

K. K. / RTKlive

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se nga sot, 12 gusht 2026, ka nisur aplikimi për paraqitjen e Provimit të Maturës Shtetërore në afatin e gushtit.

Sipas njoftimit, aplikimi do të jetë i hapur deri më 20 gusht 2026. Të gjithë maturantët që plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar provimit duhet ta përfundojnë aplikimin brenda këtij afati.

MAShT u ka bërë thirrje institucioneve arsimore që të sigurojnë informimin me kohë të maturantëve dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të aplikimit.

Provimi i Maturës Shtetërore për afatin e gushtit do të mbahet më 29 gusht 2026, në ora 10:00.


MË SHUME NGA Lajme