Prokuroria ndërmerr veprime për identifikim të kërcënuesit të Haradinajt
Medina Pasoma / RTKlive
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për autorizimin ndaj Policisë së Kosovës për identifikimin e personit që ka kërcënuar deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Ndërkohë, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti”, njofton Prokuroria.
Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë më tej se do të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, me qëllim të identifikimit të personit përgjegjës, zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtejme, konform dispozitave ligjore në fuqi.
Kërcënimi ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, përderisa personi që ka kërcënuar Haradinajn ka dhënë deklaratë publike para medieve, gjatë ditës së fundit të vizitave tre ditore të diasporës në këtë institucion.























