Bjeshkët e Dobërdolit, ndër destinacionet alpine më tërheqëse
BKT
Shqipëri

Bjeshkët e Dobërdolit, ndër destinacionet alpine më tërheqëse

ATSH

Turizmi malor në Shqipëri po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj edhe në zonat që dikur ishin pothuajse të panjohura.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Bjeshkët e Dobërdolit në Tropojë, që çdo vit e më shumë tërheq interesin e të pasionuarve pas natyrës.

Bjeshkët e Dobërdolit shtrihen në lartësinë 2200 metra mbi nivelin e detit, në pjesën e sipërme të luginës së Gashit.

Në pjesën e sipërme të luginës gjenden disa liqene akullnajore, më i madhi prej të cilëve është liqeni i Dashit, një ndër liqenet akullnajore më të mëdhenj të Alpeve tona.

E shtrirë në një peizazh tipik alpin, zona e Dobërdolit ofron një kombinim të livadheve të gjera, kullotave malore, burimeve ujore dhe panoramave të thepisura.


MË SHUME NGA Shqipëri