18 vatra zjarri në Shqipëri, 14 prej tyre mbeten aktive
BKT
Lajme

18 vatra zjarri në Shqipëri, 14 prej tyre mbeten aktive

ATSH

Gjatë ditës së sotme janë raportuar 31 vatra zjarri në vend, janë 18 vatra, nga të cilat 14 aktive, 2 nën kontroll dhe 2 në monitorim.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se operacionet për përballimin e situatës vijojnë në terren përmes angazhimit të koordinuar të strukturave vendore dhe qendrore.

Vetëm nga Forcat e Armatosura janë angazhuar 309 efektivë, 22 mjete, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor, në mbështetje të operacioneve për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Vatrat kryesore aktive janë raportuar në Dajt, Abazaj–Krujë, Gurë-Lurë, Nëmerçkë–Dhëmbel, Trojë, Lugaxhi, Dhivër–Finiq, si dhe në zona të Mallakastrës, Patosit dhe Mirditës.

Në zonën e Abazajt, në Krujë, vijon rreziku për banesat, ndërsa në zonat e tjera të raportuara situata pranë territoreve të banuara është nën kontroll ose nuk paraqet rrezik.

Operacionet në terren vijojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive, ndërsa strukturat e emergjencave mbeten të angazhuara për monitorimin e situatës dhe mbrojtjen e zonave të banuara.


MË SHUME NGA Lajme