Xhudistët e Kosovës përfundojnë kampin stërvitor në Holandë
BKT
Sport

Xhudistët e Kosovës përfundojnë kampin stërvitor në Holandë

F.Bytyqi/RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në xhudo ka zhvilluar gjatë kësaj jave përgatitjet në Kampin Olimpik Stërvitor në Papendal të Holandës, një prej qendrave më të njohura të sportit elitar në Evropë.

“Në këtë kamp kanë marrë pjesë xhudistë të nivelit të lartë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa pjesë e tij ka qenë edhe ekipi i Kosovës, i cili ka vijuar përgatitjet intensive për garat e ardhshme ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.

Kampi në Holandë u ka shërbyer xhudistëve kosovarë për të zhvilluar më tej përgatitjet fizike dhe tekniko-taktike, në kuadër të objektivave për garat e ardhshme ndërkombëtare.

Fokusi i ekipit kosovar tashmë është te vazhdimi i përgatitjeve dhe ndërtimi i formës optimale në rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike “Los Angeles 2028”.

Nën drejtimin e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi, Kosovën në Papendal e kanë përfaqësuar:

Laura Fazliu

Flaka Loxha

Fatjona Kasapi

Erza Muminoviq

Laurinë Gashi

Enise Zijade

Akil Gjakova

Dardan Cena

Shpati Zekaj