Pacolli dhe Ajeti diskutojnë për problemet mjedisore në Graçanicë
BKT
Lajme

Pacolli dhe Ajeti diskutojnë për problemet mjedisore në Graçanicë

E.Hoti/RTKlive

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar takim me nënkryetarin e Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, me të cilin ka diskutuar për çështje mjedisore dhe të planifikimit hapësinor.

Pacolli ka njoftuar se në fokus të takimit ishin largimi i deponive ilegale, çështjet që lidhen me ujërat, si dhe planifikimi hapësinor.

“U pajtuam që bashkëpunimi mes institucioneve tona të thellohet me qëllim të zgjidhjes së këtyre problemeve në terren. Jemi bashkë për një mjedis më të pastër dhe hapësira më të mirëplanifikuara për qytetarët”, ka shkruar Pacolli në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme