Barcelona heq dorë nga transferimi i Luis Suarez, mësoni arsyen
F.B/RTKLive
Barcelona ka vendosur të mos aktivizojë klauzolën e lirimit prej 80 milionë eurosh për Luis Suarez gjatë kësaj vere, pasi kjo shumë konsiderohet tepër e lartë për klubin katalanas.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romanos, Sporting CP nuk ka ndërmend të ofrojë ulje për sulmuesin kolumbian dhe pret që ai të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës portugeze edhe sezonin e ardhshëm.
Barcelona po kërkon të përforcojë repartin ofensiv pas largimeve të Robert Lewandowskit dhe Ferran Torresit, duke mbetur pa një qendërsulmues të konsoliduar përpara sezonit 2026/27. Suarez ishte një nga alternativat e shqyrtuara nga drejtuesit katalanas për këtë rol.
Megjithatë, qëndrimi i Sportingut e bën marrëveshjen shumë të vështirë, pasi Barcelona do të duhej të paguante të plotë klauzolën prej 80 milionë eurosh. Katalanasit nuk janë të gatshëm ta bëjnë një investim të tillë në këtë fazë.
Për këtë arsye, Barcelona pritet të rikthejë vëmendjen te objektiva të tjerë në treg, teksa vazhdon kërkimet për një sulmues të ri përpara nisjes së sezonit të ri.























