Evropiani i atletikës, Petros i “artë” në maratonën e meshkujve me rekord
BKT
Sport

Evropiani i atletikës, Petros i “artë” në maratonën e meshkujve me rekord

RTKLive

Atleti gjerman Amanal Petros fitoi medaljen e artë në maratonën e meshkujve me kohën 2 orë 09 minuta dhe 11 sekonda në Birmingham.

Kurrë më parë kjo disiplinë nuk ishte fituar me një kohë më të mirë se ajo e Petros në Evropainin e Atletikës.

Gjermani kontrolloi garën e transmetuar nga rrjeti i Radio Televizonit Shqiptar pa shumë probleme duke konfirmuar statusin e atletit numër një në kontinent.

Pas tij vijën e finishit e arritën italiani Pietro Riva dhe izraeliani Gashau Ayale.