Drita nis sezonin me spektakël, mposht Llapin në një ndeshje me tetë gola
Sh.Ç/RTKlive
Drita e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin 2026/27, duke mposhtur Llapin me rezultat 5-3 në një ndeshje spektakolare në Gjilan.
Skuadra vendase e zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të përmes Blerim Krasniqit, ndërsa vetëm katër minuta më vonë Igball Jashari realizoi për 2-0.
Llapi reagoi shpejt. Fiton Ademi shënoi në minutën e 35-të, ndërsa Elvir Gashijan barazoi rezultatin në 2-2 në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Drita mori sërish kontrollin e ndeshjes. Besnik Krasniqi shënoi për 3-2 në minutën e 48-të, ndërsa Raddy Ovouka e thelloi epërsinë në minutën e 59-të.
Hajdin Salihu shënoi golin e pestë për Dritën në minutën e 73-të, ndërsa Gentrit Jaha realizoi golin e fundit të takimit në minutën e 84-të.
Me këtë fitore, Drita e nis kampionatin me tri pikë, ndërsa Llapi do të kërkojë rezultat më të mirë në ndeshjet e ardhshme.























