Moti për sot në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Moti për sot në Shqipëri

RTSH

Gjatë ditës së sotme (17 gusht) Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe vendit.

Sipas parashikimit nga SHMU-ja, gjatë mesditës dhe pasdites do të shfaqen vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht përgjatë relieveve malore. Në jug të vendit nuk përjashtohen reshje lokale shiu, me intensitet kryesisht të ulët.

Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Herë pas here, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare jugperëndimore dhe në lugina, era pritet të forcohet deri në 14 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 1–3 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri