Sonte në RTK, Celtic - LASK
A.B./RTKlive
Celtic dhe LASK Linz do të përballen sonte në stadiumin “Celtic Park” në Glasgow, në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Kampionëve, ndeshje e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK, nga ora 21:00.
Të dyja skuadrat synojnë një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit, e cila do të zhvillohet në Linz. Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e ligës në Champions League.
Trajneri i Celticut, Martin O’Neill, në konferencën para ndeshjes ka theksuar emocionin që sjell një përballje e tillë evropiane, duke kërkuar nga skuadra e tij të jetë e gatshme për një sfidë të vështirë.
“Është Liga e Kampionëve dhe nuk mund të jesh ndryshe veçse i emocionuar për të”, ka thënë O’Neill në prag të ndeshjes.
Në kampin kundërshtar, trajneri i LASK-ut, Dietmar Kühbauer, ka vlerësuar lart Celticun, por ka bërë të ditur se skuadra austriake nuk do të udhëtojë në Glasgow me synimin për t'u mbrojtur.
“Presioni është më i madh te Celtic. Ne duhet të jemi agresiv dhe të besojmë në cilësitë tona”, tha ai.
Shorti për fazën e ligës do të hidhet më 27 gusht.























