163 sportistë kosovarë e mbi 100 orë transmetim në RTK nga `Taranto 2026`
BKT
Sport

163 sportistë kosovarë e mbi 100 orë transmetim në RTK nga `Taranto 2026`

Qendresa Krelani / RTK

Delegacioni më i madh në historinë e vendit në Lojërat Mesdhetare nisi rrugëtimin drejt “Taranto 2026”, një edicion që publiku kosovar do ta ndjekë ekskluzivisht në Radiotelevizionin e Kosovës.

Në Itali, Kosovën do ta përfaqësojnë 163 me sportistë, 87 meshkuj dhe 76 femra, të cilët do të garojnë në 21 sporte. Për herë të parë Kosova paraqitet edhe në katër sporte ekipore: futboll, hendboll, volejboll dhe basketboll, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm për sportin e vendit.

Në volejboll Kosova do të përfaqësohet nga kombëtarja U-18 e femrave. Vajzat kosovare janë  pjesë e grupit B, ndërsa sfidën ndaj Greqisë do ta zhvillojnë më 20 gusht nga ora 20:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Flamurin e Kosovës në Taranto do ta bartin medalistët evropianë të boksit, Donjeta Sadiku dhe Bleron Ademi.

Kosova vjen në këtë edicion me një bilanc prej 10 medaljesh nga dy pjesëmarrjet e kaluara, nëntë të fituara në xhudo dhe një në boks. 

RTK do të sjellë ekskluzivisht nga ky edicion i Lojërave Mesdhetare mbi 100 orë transmetime, duke përcjellë nga afër paraqitjet e sportistëve të Kosovës.