MASH: Të mos nxitohet me blerjen e librave, ende nuk janë caktuar çmimet
BKT
Lajme

MASH: Të mos nxitohet me blerjen e librave, ende nuk janë caktuar çmimet

Sh.G|RTKlive

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria njofton se procesi i negocimit të çmimeve të teksteve me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore dhe çmimet përkatëse nuk janë publikuar ende zyrtarisht.

Pas përfundimit të negociatave, MASh pritet të publikojë katalogun përfundimtar dhe të përcaktojë shumën që do të mbulojë blerjen e librave për secilin nxënës.

Ministria u ka bërë thirrje prindërve që të presin publikimin zyrtar dhe të mos bëjnë blerje paraprake. Po ashtu, libraritë dhe shitësit janë udhëzuar të mos fillojnë shitjen e teksteve para përfundimit të procedurave dhe njoftimit zyrtar.

MASh ka kërkuar që për informacione të mëtejshme të ndiqen vetëm njoftimet zyrtare të ministrisë.


MË SHUME NGA Lajme