Evakuohen banorët e rrezikuar nga zjarri në Gojan të Madh
BKT
Shqipëri

Evakuohen banorët e rrezikuar nga zjarri në Gojan të Madh

A.B/RTKLive

Në fshatin Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë, vijon operacioni për menaxhimin e vatrës së zjarrit, me ndërhyrje nga toka dhe ajri, në një terren të vështirë malor.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në operacion janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse me 19 efektivë të MZSH-së Pukë dhe Fushë-Arrëz, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 forca bashkiake dhe 30 vullnetarë. Në mbështetje të tyre janë 40 efektivë të Forcave të Armatosura, 1 automjet zjarrfikës dhe 3 helikopterë të FA-së.

"Për shkak të situatës, ka nisur evakuimi i banorëve më të ekspozuar, duke i dhënë përparësi fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore. Falë ndërhyrjes së strukturave në terren dhe nga ajri, rreziku më i madh për zonën e banuar ka kaluar, ndërsa operacioni vijon për vënien e plotë nën kontroll të situatës. Procesi i evakuimit dhe operacioni po zhvillohen në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefekturën e Qarkut Shkodër, strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Pukë, Policinë e Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse. AKMC vijon koordinimin dhe monitorimin e situatës, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile", njofton Ministria e Mbrojtjes,


MË SHUME NGA Shqipëri