22:16 / 20.08.2026
‘Taranto 2026’, Kosova e pafat ndaj Greqisë
F.B/RTKLive
Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra e nisi me humbje aventurën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke u mposhtur nga Greqia 0–3, (25:27, 21:25, 15:25
Dardanet zhvilluan një set të parë shumë konkurrues, por në fund Greqia arriti të marrë fitoren.
Edhe seti i dytë në fillim kaloi në dirigjimin e plotë të “Dardaneve”, por pesha e debutimit në këtë nivel, duket se la gjurmë.
Tashmë fokusi është te ndeshja e radhës, ku Kosova do të përballet me Algjerinë.
E premte, 21 gusht
11:00
PalaMazzola, Taranto
Algjeria-Kosova -
Ndeshja është e dyta e Grupit B për Dardanet, të cilat do të kërkojnë reagim dhe rezultat pozitiv në këtë sfidë.























