Sfida e dytë për Dardanët në ‘Taranto 2026’
BKT
Sport

Sfida e dytë për Dardanët në ‘Taranto 2026’

F.B/RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj rikthehet sot në parket për ndeshjen e dytë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Pas debutimit ndaj Greqisë, ku Dardanët u mposhtën 0–3, Kosova përballet sot me Spanjën, në kërkim të një paraqitjeje sa më të mirë dhe të pikëve të para në këtë garë.

Kjo është një tjetër sfidë e rëndësishme për ekipin kosovar, që po përjeton pjesëmarrjen historike në volejboll në Lojërat Mesdhetare.

Pas përballjes së parë me Greqinë, Dardanët synojnë të reagojnë dhe të tregojnë karakter në përballjen me një kundërshtar të fortë si Spanja.

Dueli mes Kosovës dhe Spanjës nis në orën 17:00.