Russell triumfon në Sprintin e Holandës
F.B/RTKLive
George Russell ka fituar garën Sprint të zhvilluar në Holandë, duke i dhënë Mercedesit një tjetër sukses në këtë format të garimit.
Piloti britanik konfirmoi edhe një herë se është një specialist i garave Sprint. Për 28-vjeçarin ky ishte triumfi i katërt në këtë format, ndërsa vetëm Max Verstappen ka regjistruar më shumë fitore, me 13 të tilla.
Pas Russellit, në vijën e finishit u rendit Charles Leclerc, ndërsa vendi i tretë i takoi Lando Norrisit, duke kompletuar podiumin.
Lideri i renditjes së përgjithshme për pilotë, Kimi Antonelli, nuk arriti të luftojë për podium dhe garën e përfundoi në vendin e katërt.
Russell me këtë fitore shton edhe më shumë presionin në luftën për titull, ndërsa Mercedes konfirmon formën e mirë në fundjavën e Çmimit të Madh të Holandës.























