17:36 / 22.08.2026
`Taranto 2026`, Pas Xhoxhajt, mundet edhe Bajoku
F.B/RTKLive
Pas Xhoxhajt edhe boksieri Shpëtim Bajoku është eliminuar nga Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’.
Bajoku është mundur nga spanjolli Frank Bernard Martinez.
Ndonëse është pritur paraqitje më e mirë e Bajokut në duel me spanjollin, megjithatë, ishte ky i fundit që për disa nuanca ishte më i mirë se boksieri kosovar.
Një ditë jo e mirë për boksin kosovar në ‘Taranto 2006’, pasi dy boksierët tonë, Xhoxhaj e Bajoku nuk arritën të kalojnë në rrethin tjetër të garave në ‘Taranto 2026’.























