Kane dhe Kompany, më të mirët në Gjermani
BKT
Sport

Kane dhe Kompany, më të mirët në Gjermani

F.B/RTKLive

Harry Kane është shpallur “Lojtari i Vitit” në Gjermani për vitin 2026, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun.

Sulmuesi anglez ishte vendimtar në sukseset e skuadrës bavareze, duke realizuar 61 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë edhe Superkupën e Gjermanisë. Me kontributin e tij, Bayerni arriti të mbrojë titullin e Bundesligës dhe të fitojë Kupën e Gjermanisë.

Kane kryesoi votimin e organizuar nga revista “Kicker” në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve Sportivë Gjermanë (VDS). Në sondazhin ku morën pjesë 659 gazetarë sportivë, ai grumbulloi 272 vota, duke lënë pas bashkëlojtarin Michael Olise, i cili mori 203 vota.

Ndërkohë, çmimi për “Trajnerin e Vitit” i takoi Vincent Kompanyt. Strategu belg siguroi pothuajse gjysmën e votave, duke u vlerësuar për punën e bërë në drejtimin e Bayernit gjatë sezonit.

Kompany la pas në renditje Julian Schusterin e Freiburgut, fituesin e çmimit një vit më parë.

Kane pason Florian Wirtzin, i cili ishte shpallur “Lojtari i Vitit” në Gjermani për vitin 2025.