Drita eliminohet pas penalltive nga Inter Escaldes
BKT
Sport

Drita eliminohet pas penalltive nga Inter Escaldes

Uran Krasniqi / RTKLive

(E plotësuar, 21:46) - Ka marrë fund ëndrra e Dritës për të qenë për të dytën herë radhazi pjesë e grupeve të Conference League. 

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu është eliminuar nga Inter Escaldes pasi është mposhtur pas ekzekutimit të penalltive. 

Rezultati pas penalltive ka qenë 4-0 për skuadrën nga Andorra. Të paskatë nga pika e bardhë për skuadrën gjilanase janë treguar Kristal Abazaj dhe Igball Jashari. 

Ndeshja gjatë nëntëdhjetë minutave po edhe gjatë vazhdimeve dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta është mbyllur me rezultat 0-0. 

Ndeshja nuk ka pasur shumë raste, ndërsa vendasit kanë dominuar me posedimin e topit. 

Drita shkon në vazhdime ndaj Inter Escaldes

Drita nuk ka arritur të gjejë golin as në pjesën e dytë ndaj Inter Escaldes, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime.

Koha e rregullt është mbyllur me rezultat 0:0, ndërsa rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve është 2:2, pasi përballja e parë në Prishtinë kishte përfunduar me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë, Inter Escaldes ka pasur gjashtëdhjetë për qind të posedimit të topit, ndërsa Drita dyzet për qind.

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk ka arritur ta gjejë rrugën e golit dhe tashmë fati i kësaj përballjeje do të vendoset në vazhdime.

Drita është vetëm tridhjetë minuta larg një prej sukseseve më të rëndësishme në këtë edicion evropian, pasi fituesi i kësaj përballjeje siguron kualifikimin në fazën e ligës së Conference League.

Drita e mbyll pjesën e parë pa gola ndaj Inter Escaldes

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Inter Escaldes dhe Dritës, me rezultat të barabartë 0:0.Skuadra gjilanase ka pasur më pak posedim të topit gjatë dyzet e pesë minutave të parë.

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit në pjesën e parë, duke lënë gjithçka të hapur për dyzet e pesë minutat e dytë.

Kjo është ndeshja e kthimit mes dy skuadrave, pasi përballja e parë, e zhvilluar në Prishtinë, ishte mbyllur me rezultat 2:2.

Ndeshja është vendimtare për të dyja ekipet, pasi skuadra që del fituese nga kjo përballje siguron kualifikimin në fazën e ligës të Conference League.