Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare akademiku Mark Tirta
A.B/RTKLive
Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare akademiku Mark Tirta, një prej studiuesve më të shquar të etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare.
Akademia e Shkencave shprehet se me largimin e tij, shkenca dhe kultura shqiptare humbasin një dijetar të përkushtuar, i cili për më shumë se gjashtë dekada ia kushtoi jetën kërkimit shkencor, dokumentimit dhe interpretimit të kulturës materiale e shpirtërore të shqiptarëve.
"Akademia e Shkencave e Shqipërisë njofton me hidhërim të thellë se sot më 27 gusht 2026 u nda nga jeta akademik emeritus Mark Tirta, një prej studiuesve më të shquar të etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare, një personalitet i rëndësishëm i albanologjisë dhe një nga zërat më të spikatur të studimit të trashëgimisë kulturore shqiptare", njofton Akademia.























