Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 89-të
BKT
Shqipëri

Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 89-të

A.B/RTKLive

Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e saj të 89-të radhazi, me protestuesit që u grumbulluan sërish në sheshin “Skënderbej” për të vijuar marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e asaj që e cilësojnë “kastë të vjetër” politike, si dhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe ndryshimin e ligjit zgjedhor.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Protesta nisi fillimisht si reagim ndaj projektit të investimit turistik në Zvërnec, ndërsa gjatë ditëve të vijimit kërkesat e protestuesve janë zgjeruar në çështje politike dhe institucionale.


MË SHUME NGA Shqipëri