23:30 / 27.08.2026
Mujanoviç: Nderimi i Mlladiqit zbulon fytyrën e Serbisë
A.B/RTKLive
Analisti politik Jasmin Mujanoviç ka reaguar pas njoftimit të ministrit serb të Drejtësisë se Ratko Mlladiqi do të varroset në Serbi me nderime të larta shtetërore.
Mujanoviç e ka kritikuar ashpër këtë vendim, duke thënë se një veprim i tillë, sipas tij, tregon qartë “fytyrën e vërtetë” të regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Është mirë që qeveria serbe po e bën këtë, në mënyrë që të gjithë më në fund ta shohin fytyrën e vërtetë, monstruoze të regjimit të Vuçiqit”, ka shkruar në X Mujanoviç.
Ratko Mlladiqi është dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë.























