07:00 / 29.08.2026
Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri
RTSH
Për ditën e sotme (29 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët ndërsa parashikohen vranësira të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje në orët e mesditës.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët shtrëngata afatshkurtra në male shoqëruar më shkarkesa elektrike.
Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje, jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.























