Betohen anëtarët e rinj të KQZ-së|VIDEO
BKT
Lajme

Betohen anëtarët e rinj të KQZ-së|VIDEO

Kaltrina Rexhepi-Dragusha|RTK

Sot, anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) bënë betimin para ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Betimin e dhanë Hysen Durmishi dhe Violeta Salihu nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Rashit Qalaj nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Fetahu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Muharrem Nitaj nga Aleanca, Stefan Filipovic nga Lista Serbe, Yildiray Bayrami nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, Delvir Tairi nga Koalicioni Vakat dhe Abedin Neziraj nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës.

Anëtarët e rinj të KQZ-së u zotuan se detyrat e tyre do t’i kryejnë në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.

U.D. Presidentja Haxhiu u uroi suksese në ushtrimin e kësaj përgjegjësie të rëndësishme për mbarëvajtjen dhe integritetin e proceseve zgjedhore në vend. Ajo theksoi se Kosova ka dëshmuar se ka një sistem zgjedhor të konsoliduar dhe se ky standard duhet të ruhet e të forcohet vazhdimisht.

No description available.


MË SHUME NGA Lajme