Yildiz për disa javë jashtë fushës
Uran Krasniqi / RTKLive
Kenan Yildiz i është nënshtruar një operacioni në këmbën e majtë, pas frakturës që pësoi në ndeshjen e parë të sezonit me Juventus.
Klubi italian ka njoftuar se operacioni i mesfushorit ofensiv turk ka kaluar me sukses dhe se ai së shpejti do ta nisë procesin e rehabilitimit.
“Yildiz iu nënshtrua një operacioni, i cili ishte plotësisht i suksesshëm dhe lojtari do ta nisë programin e rehabilitimit nesër”, thuhet në njoftimin e Juventusit.
Yildiz u detyrua të largohej nga fusha gjatë ndeshjes së parë të sezonit kundër Frosinones, më 23 gusht.
Njëzet e një vjeçari pritet të mungojë për disa javë, duke qenë një mungesë e madhe në repartin ofensiv të "Zonjës së vjetër".
Juventusi e ka nisur sezonin në Serie A me dy fitore në dy ndeshjet e para. Skuadra italiane tani po përgatitet për ndeshjen e radhës, ku të dielën do ta presë Milan.























