17:24 / 01.09.2026
Ndërron jetë Daut Dauti, historiani, gazetari dhe studiuesi i njohur
A.B|RTKLIve
Ka ndërruar jetë në Londër, në orët e hershme të mëngjesit historiani, gazetari, studiuesi dhe publicisti i njohur shqiptar, Daut Dauti.
Sipas njoftimit të familjes, Dauti ndërroi jetë në orën 08:01, në Chelsea and Westminster Hospital në Londër. Ai ishte i lindur më 29 gusht 1960.
Familja Dauti ka shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjithë familjarët, miqtë dhe të afërmit për mbështetjen dhe ngushëllimet e tyre.
Detajet për ceremoninë e varrimit do të bëhen të ditura në ditët në vijim, ndërsa familja po përgatitet për repatriimin e trupit të tij në Kosovë.























