Alijaj: Abdixhiku, ka vepruar në përputhje me procedurat dhe statutin e partisë
V.Th / RTKLive
Përfaqësuesi i Strategic Group në Washington D.C., Artan Alijaj, në emisionin "RTK Prime" në RTK ka thënë se kundërshtimi i gjashtë deputetëve të LDK-së nuk lidhet me kandidatin për president, por me marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Kjo edhe njëherë e konfirmon atë që nuk kemi të bëjmë detyrimisht me kandidatin për së, por kemi të bëjmë me marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Alijaj.
Ai ka vlerësuar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vepruar në përputhje me procedurat dhe statutin e partisë.
“Në aspektin procedural dhe statutor, mendoj që zoti Abdixhiku i ka respektuar të gjitha”, ka deklaruar ai.
Sipas Alijajt, Abdixhiku ka qenë i vetëdijshëm se të paktën pesë deputetë mund ta kundërshtonin marrëveshjen, por ka llogaritur se “nga presioni publik këta nuk do të dalin kundër partisë së tyre”.
Ai ka shtuar se, në rast se vendi shkon në zgjedhje të reja, mbetet për t’u parë nëse gjashtë deputetët kundërshtues do të jenë sërish pjesë e listës së LDK-së.























